Kurti priti Ekrem Bardhën, njeriun që ka takuar shtatë presidentë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Ekrem Bardhën, njërin nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në ShBA. Kurti ka thënë se Bardha ka takuar shtatë presidentë të ShBA-ve, duke filluar me presidentin e 37-të, Richard Nixon, në vitin 1969.

“Deri pasluftës kam menduar që Ekrem Bardha është me prejardhje nga Kosova. Angazhimi dhe kontributi i tij në mërgatë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës është shumë i madh. Javën e ardhshme ai bëhet 91 vjeçar, por nuk ndalet duke afirmuar e diskutuar për çështjen kombëtare”, ka shkruar Kurti, në një postim në Facebook.

“I arratisur nga Kolonja e Shqipërisë në vitin 1953, Ekrem Bardha, arriti të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan”, ka theksuar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP