Kurti pret në takim Kryediplomatin belg Maxime Prevot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prévot.

Kryediplomati belg, sot gjatë ditës do të pritet edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njëherësh edhe kryeparlamentare e vendit dhe zëvendëskryeministri i parë njëherësh, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media”, thuhet në komunikatën për media të MPJD-së.

Takimi pritet të ndodh rreth orës 15:00.

Go to TOP