Kurti premton hekurudhë deri në Sarandë, Kabashi: Në Kosovë mezi funksionon një tren me xhama të thyer
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Festim Kabashi, ka ironizuar premtimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për projektet hekurudhore duke përmendur edhe deklaratat për lidhje hekurudhore deri në Sarandë.
Kabashi tha se para se qytetarët t’u besojnë premtimeve të reja, duhet të shohin gjendjen aktuale të Hekurudhës së Kosovës, e cila sipas tij operon vetëm me një linjë dhe me kushte të dobëta infrastrukturore.
“Kurti paska premtu hekurudhë edhe për Sarandë. Por, para se t’i besoni se e realizon edhe këtë premtim sikur të tjerat, ju lus ta shikoni gjendjen në Hekurudhën e Kosovës e cila operon me një linjë të vetme, pra vetëm një linjë, një tren me xhama të thyer”, ka deklaruar ai.
Tutje, Kabashi ironizoi edhe mënyrën se si, sipas tij, po hartohen premtimet politike.
“Besomni, premtimet është ka i shkruan me inteligjencë artificiale. Ndryshe nuk ka kuptim”, u shpreh kandidati i LDK-së. /Kosova.info/
