Kurti nuk u përgjigjet gazetarëve për letrën që i dërgoi Abdixhikut
Kryeministri në detyrë Albin Kurti njëherësh lider i Vetëvendosjes, nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve kur doli nga Kuvendi i Kosovës drejt qeverisë pas dështimit që të siguroheshin votat e mjaftueshme për ta nxjerrë Kuvendin nga ngërçi, duke zgjedhur kryekuvendarin.
Interesimi i gazetarëve ishte që t’i merrnin një përgjigje liderit të Vetëvendosjes rreth letrës që i ka dërguar lideri të LDK-së për një marrëveshje politike me ta.
A shpresoni për një marrëveshje politike me LDK-në? A është kjo zgjidhja për dalje nga ngërçi”, ishin pyetjet e gazetarëve, por që nuk morën përgjigjen e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
