Kurti nënshkruan në librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën Elizabetë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar në librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën Elizabetë.
Këtë e ka kumtuar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
“Faleminderit shumë Albin Kurtit që gjeti kohën për të vizituar Ambasadën këtë mëngjes për të bërë nderimet e tij dhe për të nënshkruar librin tonë të ngushëllimeve”, ka shkruar ambasadori në Facebook.
Mbretëresha Elziabetë ka vdekur në moshën 96 vjeçare duke qëndruar 70 vjet në front.
