Kurti në SHBA, Borell i fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka organizuar një darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Bruksel. Në këtë organizim nuk dihet nëse do të marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq mediat serbe kanë konfirmuar se presidenti serb Aleksander Vucic do të jetë prezent nesër në kryeqytetin evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se darka është tradicionale që organizohet njëherë në vit.

Sipas mediave serbe, fokusi në këtë darkë joformale do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe sigurinë rajonale.

Go to TOP