Kurti në Forumin e Paqes në Paris thotë se liderët e korruptuar janë rrezik për sigurinë kombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka treguar se çfarë ka diskutuar në Forumin e Paqes në Paris, Kurti në këtë diskutime e ka lidhur sigurinë kombëtare me korrupsionin.
Sipas Kurti, liderët e korruptuar janë rrezik për sigurinë kombëtare.
“Sa herë që keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një vulnerabilitet të caktuar në sigurinë kombëtare”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social “X”.
Kurti, thotë se korrupsionin nuk përfundon duke shkaktuar dëme vetëm në aspektin ekonomik por dhe në atë të sigurisë kombëtare
“Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, ka përfunduar kryeministri Kurti.
