Kurti: Kemi rritjen ekonomike më të madhen në rajon
Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të pretendojë në një ringjallje të hatshme ekonomike në Kosovë.
Ai në një intervistë për Deutsche Welle ka thënë se Kosova e ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
Sipas tij, Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale shkojnë bashkë me njëra tjetrën.
“Kosova është vend demokratik. Ka demokraci cilësore. Në vendin tonë opozita mund t’i fitojë zgjedhjet. Dhe kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Kosova është dëshmi që zhvillimi ekonomik dhe demokracia institucionale e shoqërore shkojnë bashkë me njëra-tjetrën. Unë uroj që në Serbi të ndryshojë qasja, të mos jenë të rreshtuar sikurse deri më tani me Kremlinin zyrtar, që bëri agresion ushtarak të pajustifikueshëm dhe invazion të paprovokuar në Ukrainë dhe uroj që edhe Serbia t’ia vendosë sanksionet Rusisë dhe të distancohet në të tashmen nga Putini e për të kaluarën e saj të distancohet nga Millosheviçi”, ka thënë Kurti.
