Kurti fton Al-Falih të thellojnë bashkëpunimin dhe për investime në Kosovë

Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih. 

Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën. 

Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi. /Kosova.info/


Go to TOP