Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedrich Merz për zgjedhjen e tij si kancelar i ri i Gjermanisë.
Në një postim në X, Kurti thotë se mezi pret bashkëpunimin me Merz i cili u zgjodh sot me shumicë votash.
“Urimet më të ngrohta për Friedrich Merz për marrjen e mandatit. Shtetet tona janë të lidhura thellë mbi vlerat e ndara dhe vizionin e përbashkët për Evropën. Mezi pres të bashkëpunojmë”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
Warmest congratulations to @bundeskanzler Friedrich Merz on taking office.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2025
Our countries are deeply connected through shared values and a common vision for Europe. I look forward to working closely together.
