Kurti “befason” ambasadorët me vendimin për targat: Kërkuan kohë që të konsultohen me qendrat e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar sot për takimin që ka pasur me ambasadorët e QUINT-it. Kurti ka thënë se qëndrimi dhe kërkesa e tyre ka qenë që vendimi për targat të shtyhet për më shumë muaj, megjithatë ka treguar se s’kanë qenë të njoftuar për planin dhe propozimin e Qeverisë së Kosovës i cili edhe u miratua në mbledhjen e sotme.

Kurti ka treguar se ambasadorët në këtë takim kanë thënë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin për propozimin e Qeverisë së Kosovës, propozim i cili u votua në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës menjëherë pasi takimit me ambasadorët e QUINT-it.  

“Së bashku me ministrin Sveçla, zv.kryeministrin Bislimi dhe minsitren Gërvalla kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe me atë rast prezantuam qëndrimin tonë. Qëndrimi i tyre ka qenë qe gjithçka të spostohet me kohë për më shumë muaj. Por ne besojmë që kjo ishte zgjidhja më e mirë. Por nuk e dinin këtë propozim tonin dhe thanë se iu nevojitet të konsultohen me qendrat e tyre për të dhënë mendimin me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë” , ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se tashmë pasi është marrë vendimi, qendrat e ambasadorëve të QUINT-it mund të japin qëndrimin e tyre dhe udhëzimet.

“Ata tashmë janë të njoftuar dhe sigurisht që qendrat aleate mund ta thonë qëndrimet e tyre por edhe më mirë udhëziet që mund t’i kenë se si në qëllimin tonë të përbashkët, gjithçka të shkojë siç është më së miri”, ka thënë Kurti.

Go to TOP