Sveçla njofton për një aksion antidrogë në veri: Në vazhdimësi ka shkelje të ligjit atje

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka njoftuar se njësia anti drogë në një shtëpi në Mitrovicën e Veriut, ka kryer një bastisje për dyshimin e narkotikëve.

Ministri po ashtu ka njoftuar se, nga ky aksion është arrestuar një person i nacionaliteti serb, të cili i janë gjendur 10 kg marihuanë.

“Në vazhdën e aksioneve në luftën ndaj kontrabandës sot njësia anti drogë në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ka kryer një bastisje për dyshimin e narkotikëve ku ka arrestuar një person të nacionalitetit serb të cilit i’u gjenden 10kg marihuanë.  Luftën e pakompromis do ta vazhdojmë në çdo kohë, kudo në territor të Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e sigurisë të cilat do të veprojnë në zbatim te ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Sveçla.

Po ashtu gjatë një konferencë për media, ministri ka deklaruar se në këtë pjesë të Kosovës, ka shkelje të ligjit në vazhdimësi.

“Në vazhdimësi ka shkelje të ligjit atje. Ju jeni dëshmitar se si shtetas tanë që kanë bërë konvertimin e targave kanë qenë të atakuar dhe kjo natyrisht se është një brenga e jona. Duke pasur parasysh përvojat e kaluara, vlerësojmë se mund të ketë edhe rreziqe të tjera”, ka thënë Sveçla.

Go to TOP