Kuka: 9 vite më parë, Majlinda ia doli
Sot bëhen nëntë vjet nga një nga momentet më të mëdha në historinë e sportit kosovar. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në xhudo, duke e bërë Kosovën kampione olimpike që në pjesëmarrjen e saj të parë.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka kujtuar këtë datë me emocion në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se Majlinda ishte e para që hapi rrugën për sukseset olimpike të Kosovës, rrugë që më pas u ndoq nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“Sot janë bërë 9 vjet që Kosova ia doli! Qysh në Olimpiadën e parë. Majlinda kampione olimpike. Titulli më i lartë sportiv, na shihnin si grup entuziastësh, por e nisi Majlinda e vazhduan Disi e Nora!”, ka shkruar Kuka.
Publikimi i këtij artikulli u mundësua nga interneti 5G nga thirr.com me pakon eSIM Kosovo ( https://thirr.com/language/de/destination/xk)
Falë sportit të xhudos, Kosova numëron sot tre medalje të arta olimpike, një arritje që ka vendosur vendin në hartën e sportit botëror.
“Shijoni momentet magjike të medaljes së parë të artë olimpike”, përfundon postimi i trajnerit që udhëhoqi të gjithë kampionët drejt lavdisë olimpike. /Kosova.info/
