Kryeziu: Nuk mund të promovosh votimin nga diaspora duke e shkelur ligjin

Ismet Kryeziu nga KDI ka reaguar pas vendimit të PZAP-së se diaspora nuk mund të votojë në vendet të tjera përveç në ambasada e konsulata jashtë vendit.

Ai ka kritikuar qasjen e Vetëvendosjes, duke thënë se nuk mund të promovohet votimi nga jashtë duke shkelur ligjin.

Postimi i tij:

Nuk mund të trajtohet mërgata sikur të jetë popull tjetër, e as pronë e një partie politike.

Populizmi në emër të “respektimit për mërgatën” nuk është asgjë tjetër veçse një veprim politik për të kapur ndonjë votë më shumë.

Nuk mund të promovosh votimin nga jashtë si përkrahje të një subjekti politik, duke e shkelur ligjin, e pastaj t’i akuzosh si kundër mërgatës ato subjekte dhe institucione që mbështesin organizimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. Kjo është një qasje që besoj edhe vetë mërgata e refuzon.

Go to TOP