Kryeziu: Haxhiu dhe Osmani të prezantojnë fakte, jo dyshime
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar konferencën për shtyp të Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me pretendimet ndaj zyrtarit të Kushtetueses, Radomir Llaban.
Kryeziu tha se e njeh Llabën që nga punësimi i tij në Gjykatën Kushtetuese në vitin 2011 dhe ka informacion mbi prapavijën dhe lidhjet e tij me palë të treta duke pranuar se disa nga deklaratat e Haxhiut janë “pak a shumë të vërteta”.
Megjithatë, ai theksoi se një shtet serioz nuk funksionon mbi bazën e dyshimeve, por mbi fakte që e kalojnë pragun e dyshimit të bazuar duke mundësuar veprime konkrete. Sipas tij, konferenca pompoze për shtyp nuk është mënyra e duhur për trajtimin e një rasti të tillë.
Kryeziu u bëri thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Ministres Haxhiu që të publikojnë faktet dhe të përballen me çdo sfidë ndaj tyre duke e përfunduar mesazhin me apelin: “Pak më serioz, ju lutem.” /Kosova.info/
