Tre të vrarë në Gjilan, i dyshuari shpallet në kërkim

Tre persona janë vrarë e disa janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan.

Dy  vrarë e dy  plagosur  Gjilan, i dyshuari  arrati

Dy persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur nga armët e zjarrit në Gjilan të dielën në mesditë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan se vdekja e dy personave është konstatuar në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Dy të plagosurve u është ofruar ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. Nuk është njoftuar për gjendjen e tyre.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova” Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personav ,dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimt për rastin është personi mashkull shteras i Kosovës i njohur për polocinë i cili për momentin është në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.  Policia e Kosovës Njësitet e hetive rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, tha ai.


Go to TOP