Kryetari Konjufca priti në takim studentë nga Universiteti i Floridës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës. 

Në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut. 

Kryetari Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e saj të pazëvendësueshme. 

Kryetari Konjufca i falënderoi studentët për vizitën, duke iu uruar atyre suksese përbrenda këtij programi universitar. /Kosova.info/

Go to TOP