Kryeministri Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në Bashkësinë Shqiptare të BeH

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, mbrëmë u mirëpritën në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës nga drejtues të shoqatave shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojë atje. 

Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Elvira Dushi, Kryetari i Shoqatës “Dardania” në Tuzëll, Riza Sokoli, Kryetari i Shoqatës “Adem Jashari” në Mostar, Bardh Gjolleshaj, dhe Konsulli Nderi i Shqipërisë, Muharem Zejnullahu, i uruan mirëseardhje të përzemërt Kryeministrit Kurti. 

Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohjes për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përkushtimin e kujdesin e tyre për të ruajtur lidhjet me atdheun. /Kosova.info/


Go to TOP