Kryeministri Kurti dhe ministri Latifi thërrasin konferencë për media
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të mbajnë sot konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës por pa dhënë detaje shtesë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbajnë konferencë për media.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Ditë më parë, qeveria e Kosovës ka bërë rishqyrtimin e masave anti-Covid duke mos ndryshuar esencialisht ndonjërën prej tyre.
Ajo që vlen të theksohet është se nga data 3 janar pritet që në Kosovë të mos mund të udhëtojnë personat që nuk kanë dëshmi të vaksinës anti-Covid. /Kosova.info/
