Kryeministri i Kanadasë dënon dhunën pas të shtënave në shkollat hebraike

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, dënoi të enjten dhunën e fundit si të papranueshme pasi të shtënave në dy shkolla hebraike në Montreal gjatë natës dhe përleshjet mes studentëve në një universitet në të njëjtin qytet të mërkurën vonë.

Policia tha të enjten se po hetonte të shtënat gjatë natës në dy shkolla hebraike në Montreal. Të dy shkollat raportuan se kishin gjetur nga një vrimë plumbi në dyert e tyre të përparme të enjten në mëngjes, njoftuan mediat lokale.

Nuk ka pasur të lënduar dhe nuk është e qartë nëse incidentet ishin të lidhura me njwra-tjetrwn.

Të mërkurën, një përleshje e dhunshme në Universitetin Concordia midis njerëzve të rreshtuar me palët kundërshtare të konfliktit në Izrael dhe Gaza rezultoi në plagosje dhe një arrestim, sipas CBC News.

“Unë e kuptoj që njerëzit janë shumë të shqetësuar nga ajo që shohin duke ndodhur atje,” u tha Trudeau gazetarëve në zonën e Montrealit të enjten.

Në Toronto, policia ka raportuar se krimet e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve kishin më shumë se dyfishuar numrin për të gjithë vitin 2022 në tre javë pas sulmit fillestar të Hamasit më 7 tetor

Go to TOP