Krasniqi: Pa luftën e UÇK-së, Republika do të mbetej nën Serbi – Kaq për “hisen” e LDK-së në shtet

Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “Republikën e krijoi LDK-ja”.

Në një postim të tij, Krasniqi ka kujtuar se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi nuk do të kishte arritur pavarësinë nga Serbia.

“Lumiri po thotë: Republikën e krijoi LDK-ja. Pa pushkë e gjak, Republika kish mbetë në versionin e të ’90-ave. Nën Serbi”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka shtuar se qëndrimi historik i LDK-së ndaj luftës dihet, duke rikujtuar etiketimin e UÇK-së nga presidenti Ibrahim Rugova si “dorë e zgjatur e Serbisë”, si dhe përpjekjet e mëvonshme të kësaj partie për ta minuar luftën nëpërmjet FARK-ut.

“Kaq për hisen e LDK-së në Republikën e sotme”, përfundon gazetari. /Kosova.info/


Go to TOP