Krasniqi: Luan Haradinaj, burim frymëzues për brezat pasues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar figurën e Luan Haradinajt si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve, që u finalizua me çlirimin e vendit.

Krasniqi, përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka vlerësuar figurën e Luan Haradinajt, i cili, 27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, i cili ishte guximtar e atdhetar.

“27 vjet më parë ra heroikisht në altarin e lirisë, Luan Haradinaj. Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit. Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Krasniqi. /Kosova.info/

Go to TOP