Rama ironizon: Nëse Dejona Mihali e mbron LDK-në, partia duhet ta shohë veten në pasqyrë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas refuzimit të pranimit të një padie nga Dejona Mihajli, duke ngritur pyetje mbi qëndrimin e saj ndaj institucioneve dhe ligjeve të Kosovës.
“Dejona Mihajli e paska refuzu pranimin e padisë. Pse? A nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës? A nuk i njeh ligjet dhe të drejtat që i garanton shteti ynë?”, ka shkruar Rama.
Ai ka vijuar me ironi duke aluduar për një mbrojtje të mundshme të LDK-së nga Mihajli.
“Apo ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK-në? Ditën që Dejona Aleksander Mihajli del në mbrojtje të LDK-së, LDK-ja duhet me e kqyrë veten seriozisht në pasqyrë”, ka deklaruar Rama. /Kosova.info/
