Florian Loshaj, më i miri të Istanbulspor

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, ishte lojtari më i mirë në ndeshjen e fundit të ekipit të tij Istanbulspor në Superligën turke.

Loshaj për 90 minuta kishte 86 prekje të topit dhe 86% pasime të sakta. Por as performanca e tij nuk mjaftoi për të arkëtuar pikë në përballjen e fundjavës.

Loshaj është vlerësuar si lojtari më i mirë i Istanbulspor në ndeshjen kundër Adana DS.

Ai u vlerësua me notën 7.9 për performancën e tij.

Go to TOP