Krasniqi: Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që punonjësit të trajtohen dinjitetshëm

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është deklaruar lidhur me ligjin për pagat, i cili sipas tij duhet të miratohet dhe të zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raporton me punën e tyre.

Lidhur me këtë çështje, Krasniqi së fundi ka takuar kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, transmeton lajmi.net.

Memli Krasniqi theksoi se PDK e mbështet këtë ligj dhe se do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci.

Në vazhdën e zhvillimeve të ligjit për pagat gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një grevë nga punëtorët shëndetësorë, e prapa saj protesta e greva kanë paralajmëruar edhe nga Sindikata e Arsimit dhe sindikatat e tjera të sektorit publik.

Postimi i plotë:

Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre.

Për këtë temë dhe për të adresuar sfidat dhe shqetësimet e shërbyesve civilë të Kosovës, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, sot takuam kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.

Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci.

Go to TOP