Krasniqi: Ja pse Kurti do që t’i kapë sindikatat

Zyrtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti ka synim kontrollimin e sindikatave. Në emisionin Pressing , Krasniqi tha se kapja e sindikatave është qëllim i kësaj qeverie.

“Ajo që po ndodh sot, me thirrjen e Kurtit, më mire me thënë me intervenimin e Kurtit ose ndërhyrjen e Kurtit në punët e sindikatave, të cilat do të duhej të ishin punë të vetë punëtorëve, le t’i zgjedhin e le t’i ndërrojnë por thirrja e Kurtit për intervenime të tilla,  thjesht e shpërfaq një gjë që ne e kemi paralajmëruar shumë kohë më herët e që është mendësia totalitare e qeverisë Kurti e cila e ka të padurueshme, thjesht nga natyra e vetë, nga diskursi i vetë e ka të patolerueshme me pas organizime të cilat qoftë i rezistojnë, qoftë i mendojnë ndryshe”, tha Krasniqi.

“Ideja është te kapja e sindikatave. Kjo është për shkak se, sa herë Kurti të përmend krimin, kapjen, korrupsionin, na duhet me ditë që kjo është vetëm një mbulesë për qëllimin e tij të vërtetë e që është kontrolli. Albin Kurtit nuk i pengon krimi e korrupsioni. Kurti flet për kapjen në momentin që ato i bëhen opozitë”, sqaroi Krasniqi.

Go to TOP