Krasniqi: “Bllokadë po, horë me Dimalin jo!”

Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend duke arsyetuar votën e munguar për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Ai i është drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) duke thënë se nuk ka nevojë të justifikohet për këtë qëndrim.

“Oj PDK, nuk ki nevoje me u arsyetu. Secili qytetar me pak men në kry, duhet me të mirëkuptu për votën që nuk ia dhe Dimal Bashës”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, më mirë është bllokada sesa, siç shprehet, të bëhet “hore” për katër vjet me Bashën në krye të Kuvendit.

“Ma mirë bllokadë, se me u ba hore për katër vjet me Dimalin kryeparlamentar”, përfundoi ai. /Kosova.info/


Go to TOP