Kosova stagnon në sundimin e ligjit, WJP Index për vitin 2024 tregon regres të lehtë në disa fusha

Organizata prestigjioze amerikane “World Justice Project” ka publikuar sot raportin për indeksin e sundimit të ligjit për vitin 2024. Në këtë raport, Kosova nuk ka shënuar progres, duke mbetur në vendin e 58 në nivel global, ndërsa ka pësuar një rënie të lehtë në disa fusha specifike krahasuar me vitin 2023.

Në fushën e korrupsionit, Kosova ka shënuar një rënie të lehtë, duke kaluar nga 0.48 në vitin 2023 në 0.47 për vitin 2024. Në sektorin e qeverisë së hapur gjithashtu ka pasur një rënie nga 0.58 në 0.57.

Në drejtësinë civile, Kosova ka rënë nga 0.50 në 0.48. Në anën tjetër, një përmirësim prej 0.1 është vërejtur tek “kufizimet e pushtetit të qeverisë”, “rendi dhe siguria” dhe “drejtësia penale”.

Në rajon, Shqipëria ka shënuar progres duke u ngritur me dy pozita, ndërsa Mali i Zi është ngritur me një pozitë. Serbia ka rënë për një pozitë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka mbetur në të njëjtën pozitë si në vitin 2023.

Go to TOP