Konjufca para vizitës në Hagë te ish-krerët e UÇK-së: Jemi të shqetësuar

Kryekuvenadri Glauk Konjufca, do të udhëtojë drejt Hagës për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së. Në një intervistë për RTSH-në, Konjufca ka folur për këtë dhe çështje tjera.

Institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjet e procesit kundër ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur Konjufca, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish-krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca.

Konjufca ndodhej në Tiranë, në një takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve.

Go to TOP