Konjufca: Miku i madh Blair dha kontribut të jashtëzakonshëm në ditët më të vështira të popullit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne me rastin e vizitës së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Në një fjalë rasti kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i shprehu konsideratën më të lartë ndaj ish-kryeministrit britanik.

Konjufca tha se Blair dha kontributin e jashtëzakonshëm në ditët më të vështira të popullit të Kosovës.

“Falë kontributit të tij, të presidentit Bill Clinton e të pëfaqësuesve të NATO-s, gjeneralit Clark e shumë përfaqësuesve të tjerë të shteteve demokratike. Falë vendosmerisë së tyre dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndalën gjenocidin e Serbisë”, tha Konjufca.

Pas tij, me një fjalim popullit të Kosovës iu drejtua edhe ish-kryeministri britanik Blair.

Go to TOP