Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim miratoi dy projektligje

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga  Hydajet Hyseni, zëvendës kryetari i parë i Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje.

Anëtarët e Komisionit i shqyrtuan, Projektligjin numër  08/L-304 për bankat, me raportin dhe amendamentin e Komisionit funksional për buxhet, punë dhe transfere  dhe shqyrtuan i Projektligjin numër. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Pas shqyrtimit anëtarët e Komisionit i miratuan me shumicë votash këto dy projektligje.


Go to TOP