Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin turk, flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.
Barduani ka përmendur përpjekjet e KFOR-it për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe rajon më gjerë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s. Gjeneral-major Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.