Klubi i njohur italian po mendon për Cuadrado-n
Sulmuesi kolumbian Juan Cuadrado duket se sërish do të jetë pjesë e Serie A.
Reprezentuesi i Kolumbisë pas aventurës tek Interi, tashmë është lojtar i lirë.
Atalanta sipas mediave italiane, do të jetë destinacioni i Cuadrado-s.
Klubi nga Bergamo thuhet se është duke punuar për transferimin e kolumbianit, i cili më parë ka bërë karrierë edhe tek Juventusi.
“Atalanta është duke konsideruar afrimin e Juan Cuadrado si transferim i lirë”, shkruajnë mediat italiane.
Krerët e Atalantës mësohet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për të pyetur për blerjen e mundshme të kolumbianit gjatë kësaj verë.