Kllokot, pacientja ndërron jetë në spitalin e banjës

Një qytetare ka ndërruar jetë dje pasdite në ambientet e Banjës “Nëna Naile” në Kllokot, njofton Policia e Koosvës.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në një dhomë brenda spitalit të qendrës. Vdekja është konstatuar nga një mjek, i cili ka raportuar rastin tek autoritetet përkatëse.

“Banja Nëna Naile, Kllokot  01.05.2026 – 16:00. Një mashkull kosovar–doktor, ka raportuar se në dhomën e spitalit,  pacienti-viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Njësit  relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia.

Go to TOP