Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen te Lagjja e Spitalit

Është arrestuar i dyshuari për veprën penale “Vrasje në tentativë”, rast ky i ndodhur të martën në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Sipas policisë, personi i dyshuar me vendimin e prokurorit është dërguar mbajtje, përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore.

Nga i dyshuari po ashtu është sekuestruar një armë zjarri.

Go to TOP