KKZ dhe komuna e Kaçanikut, takim të përbashkët
Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dhe Drejtoria e Administratës së Përgjithshme diskutuan rreth përgatitjeve për zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas njoftimit, në takim u theksua se bashkëpunimi ndër institucional është faktor i rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Kryesuesi i KKZ-së Artan Mezraja njoftoi për përgatitjet rreth procesit zgjedhor dhe falënderoi administratën komunale për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritashme. Ndërsa, drejtoresha Dardana Tafili Dauti theksoi gatishmërinë e administratës komunale në mbështetjen e aktiviteteve zgjedhore të KKZ-së”, thuhet në njoftim
Po ashtu thuhet se në takim u bë e ditur se që nga nesër deri me 29 gusht në ambientet e administratës komunale do të ofrohen shërbimet për regjistrim të votuesve nga jashtë, informim dhe ndërrim të qendrave të votimit si dhe informacione rreth procedurave tjera zgjedhore. /Kosova.info/
