Berisha: Gjesti i Ramës ndaj Kurtit në Berlin ishte vulgar
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha në një emision të një mediumit shqiptar është pyetur për veprimin që kryeministri Edi Rama bërë me kryeministrin kosovar, Albin Kurtin në Berlin.
Berisha është shprehur se ai është një gjest ku shtetarët turpërohen dhe kjo u pa shumë qartë në skuqjen që Kurti përjetoj në atë çaste.
Ai është një veprim shumë vulgar dhe tregon nivelin e kryeministrit Ky është një moment i paramenduar dhe tregon s ky është një veprim karagjozi në publik dhe çdo njeri mund të turpërohet nga kjo.
Ndërsa në koment ndërhyri dhe Curi ku u shpreh se: “Ky është veprim prej patroniteti ku ka si qëllim ti tregoj se unë jam ai që të drejtoj ty, ishte një ulje që ju bë Kurtit”.
Berisha më tej shtoi se ky është veprim që tregon dhe kompleksitetin që Rama ka, pasi kryeministri i Kosovës i ka mbyllur të gjitha dyer e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.
