Ky është kosovari që u emërua kryemjek në klinikën e spitalit në Zvicër

Mjeku me prejardhje nga Kosova, Dukagjin Krasniqi tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.

Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishme ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi. Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

“Qe sot Dr Dukagjin Krasniqi eshte emeruar kryemjek ne kliniken e rehabilitimit te Luzerner Kantonsspital ne Wolhusen. Eshte kenaqesi qe Dukagjini e beri kete rrugetim te mbare. Nuk eshte lehte te perparosh ne kete menyre dhe eshte e qarte qe duhet mund dhe sakrifice. Une e kam perkrahur doktorin qe ne fillim dhe eshte bukur kur e shoh qe ia ka vlejte. Ne foto jemi ne janar te vitit 2019 ne Luzern. Urime i dashur dhe e di qe ky nuk eshte suksesi i fundit”.

Go to TOP