Haxhiu: Zejnulla Gashi s’u bë Kryeprokuror nga rruga, ata që thonë se është Vetëvendosje, le të vazhdojnë ta bëjnë

Ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, ka mohuar se Kryeprokurori i ri, Zejnuall Gashi, të ketë lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

E pyetur për këtë nga gazetarët, Haxhiu i quajti “përpjekje dashakeqe” këto deklarata.

“Gashi nuk ka ardhë nga rruga që bëhet kryeprokuror. Ai ka qenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, prandaj këto deklarata se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë qesharake. Dhe nuk e di se nga kush kanë ardhë, por janë përpjekje dashakeqe për të dëmtuar një proces që ju të gjithë e keni parë që është mbikëqyrë edhe nga organizatat kredibile të shoqërisë civile dhe po ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtarë”.

Duke thënë se partnerët ndërkombëtarë e kanë përshëndetur këtë emërim, Haxhiu tha se ka dëgjuar thirrjet e shoqërisë civile “që sa më shpejt të emërohet Kryeprokurori i Shtetit, “duke pasur parasysh që Kosova është më shumë se katër vite me U.D. Kryeprokuror të Shtetit”.

Go to TOP