Kina thotë se 85% e qytetarëve të saj do të flasin gjuhën mandarine deri më 2025

Kina është duke lansuar një fushatë agresive për të promovuar gjuhën mandarine, duke thënë se 85 për qind e qytetarëve do të përdorin gjuhën kombëtare deri më 2025.

Ky vendim mund të rrezikojë dialeketet rajonale kineze siç janë kantonese dhe hokkein, ashtu sikurse gjuhët e minoriteteve sikurse tibetiane, mongole dhe ujgure.

Në vendimin e Këshillit Shtetëror në Kinë, është thënë se përdorimi i dialektit mandarin apo “gjuhës së përbashkët”, nuk është i balancuar dhe duhet të përmirësohet për të përmbushur kërkesat e ekonomisë moderne.

Kritikët kanë shfaqur pakënaqësi për këto ndryshime në sistemin e edukimit dhe sektorin e punësimit, duke thënë se mund të zhdukë rolin e gjuhëve të minoriteteve.

Sipas tyre, kjo fushatë synon të shkatërrojë kulturat që nuk janë të njëjta me grupin etnik dominant, Han.

Përveç vitit 2025, në politikat e reja është thënë se deri më 2035, gjuha mandarine do të bëhet universale në zonat rurale, përfshirë ato me minoritete.

Go to TOP