Kërkohet bashkëpunim më i thellë ekonomik mes Kosovës dhe Izraelit

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë lidhur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, por bashkëpunimi ekonomik mes dy shteteve nuk është i theksuar krahasuar me raportin që Izraeli e ka me vendet e tjera.

Ky ka qenë një nga konstatimet që u dhanë më 29 qershor, gjatë një konference të Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, raporton jns.org.

“Ka pasur një lojtar disi të harruar që ende nuk ka korrur shpërblimet e marrëdhënies së saj të re: Kosova. Ndonëse nuk njihet në seritë e Marrëveshjeve të Abrahamit, administrata e Trump shërbeu si agjente për Marrëveshjen e Uashingtonit”, thuhet në raportin e medias.

Prej marrëveshjes së Uashingtonit, 4 shtator 2020, Kosova e kishte siguruar njohjen prej Izraelit, me zotimin që do ta çonte ambasadën në Jerusalem, lokacion i kontestuar mes Izraelit dhe Palestinës. Kosova e ka dërguar ambasadën atje.

Go to TOP