Kelmendi ironizon: Nuk i besoj asnjërit prej 330 milionë amerikanëve, as Trumpit

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar me ironi ndaj diskutimeve për rolin e Donald Trumpit dhe aleatëve të tij në raport me Kosovën. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai theksoi se nuk i beson asnjërit prej 330 milionë amerikanëve, përfshirë Richard Grenellin, djalin e Trumpit dhe madje as Melania Trumpin.

“Pak me dashtë, edhe Trumpi me thanë me gojë të vetë, muj mos me i besu! Prej kur u ba Trumpi me folë në emër të Amerikës!” – shkroi Kelmendi, duke shtuar edhe një notë ironie ndaj ish-presidentit amerikan.

Ky qëndrim i Kelmendit vjen në një kohë kur debati mbi mbështetjen e administratave amerikane ndaj Kosovës ka qenë i pranishëm në diskursin politik dhe publik. /Kosova.info/


Go to TOP