Kelmendi akuzon qeverinë Kurti për kapje të sektorit të energjisë: Vëllazëri, klientelizëm e heshtje për oligarkët

Gazetari dhe opinionisti Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj qeverisë Kurti dukengritur një varg akuzash për kapje dhe keqpërdorime në sektorin e energjisë në Kosovë. Përmes një postimi publik, ai ka listuar emra dhe lidhje familjare të zyrtarëve të lartë të qeverisë me biznese që sipas tij përfitojnë nga tregtia me energji elektrike.

Kelmendi përmend vëllain e kryeministrit Albin Kurti si të lidhur me shitjen e rrymës, po ashtu edhe vëllain e shefit të stafit të tij me kompani të përfshira në këtë sektor. Ambasadori i Kosovës në Kroaci përmendet si tregtar i energjisë, ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi përmendet për komunikime të dyshimta me Dejonën – person i afërt me qeverinë – lidhur me menaxhimin e rrymës.

Ai përmend gjithashtu ekzistencën e kompanive “fantome” si NOA, e regjistruar në kohën e qeverisë Kurti, që sipas tij kanë qarkullim prej qindra milionësh përmes shit-blerjeve të energjisë. Ish-drejtori i KEK-ut, anëtar i Vetëvendosjes, përmendet si i akuzuar për keqpërdorime milionëshe, ndërkohë që sipas Kelmendit, qindra militantë të kësaj partie janë punësuar përmes konkurseve në KEK.

Kelmendi thekson se kurrë më parë nuk ka pasur një rritje kaq të madhe të çmimit të rrymës, blerje të mëdha nga jashtë dhe mungesë totale të transparencës rreth përfitimeve të kompanive të dyshuara si “oligarkë turq” – duke iu referuar KEDS-it dhe KESCO-s.

“A bash po kujtoni që krejt këto rastësisht po ndodhin në kohë të Albinit?! A bash kaq naivë jemi a?!”, përfundon reagimin e tij Kelmendi duke nënvizuar se nëse qytetarët e Kosovës nuk reagojnë, “atëherë pak po na e bën”. /Kosova.info/


Go to TOP