KEK: Njësia B1 e Termocentralit `Kosova B` do të jetë jashtë funksionit
Në mesnatë, njësia B1 e Termocentralit “Kosova B” do të jetë jashtë funksionit. Përmes një njoftimi të Korporatës Energjetike të Kosovës bëhet e ditur se arsye për këtë është nevoja për ndërhyrje në elektrofilter dhe disa sanime të tjera.
“Ndalja planifikohet të realizohet për të mbrojtur pajisjet dhe teknologjinë nga dëmtime të mundshme dhe për të shmangur ndonjë defekt më të madh, që mund të ndikonte në operim dhe mjedis”, thuhet në njoftim.
Nuk ka informacione për kohëzgjatjen e ndërprerjes, ndërkohë që bëhet e ditur se Korporata Energjetike do të bëjë përpjekje që njësia të rikthehet në operim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të funksionojë më mirë në aspektin mjedisor.
Kjo njësi, bashkë me bllokun 2 të termocentralit “Kosova B”, zakonisht gjenerojnë 60 për qind të prodhimit të energjisë në nivel vendi. /Kosova.info/
