Kë do ta propozojë LVV sot për kryeparlamentar? Haxhiu: Shumë shpejt do ta merrni vesh
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu nuk ka treguar se kush do të jetë propozimi i sotëm për kryeparlamentar.
Ajo para fillimit të seancës konstitutive, tentativa e katërt prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u pyet nga gazetarët se kush do të propozohet.
Haxhiu: Shumë shpejt do ta merrni vesh
“Shumë shpejt do ta merrni vesh”, ka thënë shkurt Haxhiu.
Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të fillojë në orën 11:00 dhe kjo është përpjekje e 58-të për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
