​Bahtiri: Jam i lumtur për hapjen e urës së re

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri ka uruar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për lëshimin në qarkullim të urës mbi lumin Ibër.

Gjatë hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës, ai është pyetur nga gazetarët se kush do të propozohet sot për kryeparlamentar.

Bahtiri: Jam tepër i lumtur për hapjen e urës

“Isha te ura, isha te ura, urime për gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe gjithë qytetarëve të Kosovës, është kënaqësi e veçantë që sot e kemi urën e hapur. Është e lirë për gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit Ibër, kështu që jam tepër i lumtur dhe urime”, tha ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot sërish në tentativën e 58-të për konstituim të kuvendit. 


Go to TOP