Kapen me 40 kg drogë brenda makinës, arrestohen 3 persona në Korçë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e 3 personave për drogë gjatë operacionit “Restart” në Korçë.

Në prangat e policisë kanë rënë A.M., A.B. dhe A.S.. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 40 kilogramë kanabis.

Sipas policisë tre personat e ndaluar po transportonin drogë me një makinë “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Ata janë arrestuar në flagrancë.

Në total nga ky operacion janë arrestuar 19 persona dhe janë sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis. 

Go to TOP