Jo pse i takoj Atij…
Shkruan: Rinor ZYRAPI
“Sepse në terren mësohet e vërteta e punës – aty ku fjala bëhet veprim dhe përvoja bëhet dijeni.”
Ludwig Wittgenstein
Dhe ketë e ka bërë Ai!
Ai i cili për vite me radhë n’a ka shërbyer me vizion të qartë dhe praktik të terrenit e cila nuk mund të ekzekutohet nga askush tjetër më mirë se nga Ai!
Ai që u ka qëndruar afër qytetarëve pa dalim, në shi, borë, vërshime, zjarre, pandemi, ngushëllime e gëzime, në çdo situatë, pra afër tyre!
Të menaxhosh është detyra më e vështirë sepse duhet të jesh vigjilent në çdo moment duke ditur t’a bësh më të mirën për qytetarët, duke mos i’a huqur në asnjërën etapë!
Ai, n’a ka shërbyer në të gjitha etapat, atëherë kur ishte më së vështiri, pra në luftën çlirimtare, për t’u kthyrer në menaxhim, në kohën e lirisë, duke menaxhuar me qeverisje qendrore e vazhduar me qeverisje lokale, për të cilën n’a ka bërë të besojmë që di t’a bëj më së miri!
Hallall i qoftë….
Komuna jonë numëron rreth 91,000.00 banorë, duke i përfshirë dhe mërgimtarët, të cilët e ndiejnë më së miri zhvillimin e Komunës së tyre nga larg, sepse ndryshimet vërehen prej së largu më së miri, ndërsa për qytetarët të cilët jetojnë në Komunën e Suharekës, zhvillimin e takojnë çdo ditë, me projekte nga më të ndryshmet, projekte të cilat janë realizuar me para-konsulta të çdo fshati e qytetit, duke i marrë idetë dhe kërkesat e tyre sepse ata e dinë më së miri cila është më e mira dhe më e nevojshmja për ‘ta!
Për kohën 8 vjeçare sa ka menaxhuar me Suharekën, Ai, është lokomotivë e zhvillimit, e vizionit dhe që nuk kam mundur t’a zbërthej unë asnjëherë se cfarë energjie ka në brendësi për të mos u ndalur asnjëherë, në asnjë moment, ditë e natë, por dua të besoj që e mbart një sekret të cilin askush tjetër nuk e ka!
Duhet pranuar natyrshëm, se askush tjetër nuk ka mundur ta ketë energjinë e tij, për t’i qëndruar afër të gjithëve pa dallim, Ai është i të gjithëve dhe i lumtë për këtë…. Po sepse Ai është Ai!
Më ka rastisur të jem në terren së bashku me të, sidomos në vizita në familje nëpër fshatra, jam habitur me thjeshtësinë e tij se si sillej me banorët e sidomos me pleqtë…aq natyrshëm sa që përqafohej nga ‘ta si një i tyre, i cili u rri afër për çdo gjë të nevojshme, me biseda krejt të natyrshme, me gjuhën e pranuar nga pleqtë të cilët e uronin me fjalët më të mira!
Kush ka punuar e punon me ‘të e kupton se çfarë vizioni të qartë ka, për menaxhim e për terren, i cili nuk mund të kopjohet nga askush sepse është i veçantë dhe nuk mund të ndiqet nga askush, aq i kthjellët në praktikë sa që thjesht i realizon projektet në terren, pa filozofuar me fjalë e me letra, por me vepra të prekshme nga qytetarët!
Kjo i duhet qytetarëve, ta shohin zhvillimin e ndryshimin çdo ditë, me projekte në të gjitha sektorët!
Pa modesti dua ta them që askush nuk mund t’i ofrohet në menaxhim dhe këtë e kanë kuptuar qytetarët sepse ky menaxhim e ka bërë të jetë në krye të qeverisjes lokale për vite me radhë, e po ashtu duke pritur edhe për një mbështetje plebishitare për të vazhduar të menaxhoj e të bashkë qeverisë së bashku me të gjithë qytetarët sepse ai nuk qeveris vetë por duke i akceptuar idetë e qytetarëve pa dallim, sepse ata e dinë më së miri se çka i duhet në vendbanimet e tyre!
Në takimet e realizuar me vendorë dhe ndërkombëtarë, kam qenë i pranishëm dhe e kam parë që janë habitur me vizionin e tij praktik për zhvillim, pa i kompleksuar gjërat, me thjeshtësi ka përfituar projekte të ndryshme nga ‘ta për t’i qëndruar afër qytetarëve të tij!
Ai është pa komplekse por është e vështirë t’i qëndrosh afër e në hap sepse është aq praktik sa që të tjerët deri sa ta bëjnë “planin” Ai e veçse e ka realizuar!
Këtë e kam dëgjuar nga të gjithë qytetarët sa kam takuar për këto 8 vite të qeverisjes së kryetarit Bali Muharremaj!
Tani, me thjeshtësinë më të sinqertë dua t’ua kërkoj mbështetjen tuaj masive që të na qeverisë edhe për 4 vite Ai, Ai që më së miri di ta bëj këtë, atë të cilin e kemi parë që nuk ka dështuar, e duke na qëndruar afër në të mirë e në vështirësi!
Jo pse i takoj Atij, por sepse e meriton që të jetë menaxheri dhe shërbëtori i qytetarëve të tij, të cilët dinë të vlerësojnë më së miri, punën dhe vullnetin për angazhim në çdo situatë!
9 nëntori do të jetë konfirmimi i vazhdimit të punës konkrete dhe pa komplekse e filozofi, por me praktikë të terrenit dhe me vizion të qartë për zhvillimin e Komunës se Suharekës.
Populli është barometri më i mirë dhe këtë e ka dëshmuar në dy mandatet e kaluara, po ashtu edhe për mandatin e ardhshëm di ta vlerësoj punën dhe vullnetin e njeriut që i ka qëndruar afër në çdo moment, duke i’u përgjigjur 24/7, pa orar!
Dhe në fund: Jo pse i takoj Atij… por sepse e meriton të jetë menaxheri i zhvillimit të Komunës sonë, të cilën punë di t’ bëj më së miri vetëm Ai!
