“Bolero” ndez Prishtinën – një mbrëmje magjike arti në kryeqytet
Prishtina i hapi skenën një kryevepre botërore – “Bolero”-s së famshme që pushtoi publikun me emocione të thella dhe mjeshtëri artistike. Valltarët e shndërruan artin në ndjenjë, duke e kthyer performancën në një përjetim që mbetet gjatë në kujtesë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh krenar për artistët që me talentin e tyre e bëjnë kryeqytetin të ndriçojë:
“Prishtina është vendi ku krijohet përjetimi. Valltarët e kthyen artin në emocion duke dëshmuar se kultura është gjallëria e qytetit tonë.”
Me këtë ngjarje, kryeqyteti edhe një herë dëshmoi se është epiqendra e artit dhe kulturës, ku skena hapet për vepra të mëdha botërore dhe për emocione që bashkojnë publikun me artin. /Kosova.info/
