Jehona Lushaku Sadriu zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e 8-të zgjedhor në Forumin e Gruas, ku pas një procesi demokratik, kryetare e Gruas në LDK është zgjedhur Profesoresha e Universitetit të Prishtinës znj. Jehona Lushaku-Sadriu.

Znj. Lushaku-Sadriu është zgjedhur me unanimitet të plotë të të gjithë delegatëve të kuvendit, në të cilin ishin prezent edhe mysafir nga EPP dhe nga organizatat tjera ndërkombëtare.

Me këtë rast znj. Lushaku-Sadriu ka falënderuar delegatet për besimin e dhënë dhe ka shprehur gatishmërinë që gruan në LDK ta dërgoj në nivele të larta të përfaqësimit.

Vlen të theksohet se Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën përshëndetëse të këtij kuvendi, ftoj gjininë femërore që të ngritë zërin dhe të jetë shembulli i përfaqësimit për shoqërinë tonë.

Kujtojmë që LDK është në një proces të zgjedhjeve të brendshme në disa nivele, ku po i vazhdon reformat e nisura. /Kosova.info/

Go to TOP